Masat anti-covid mund të shtrëngohen më tej, Vitia mbledh kryetarët e komunave

schedule15:03 - 27 Gusht, 2021

schedule 15:03 - 27 Gusht, 2021

Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të jetë e rënduar pavarësisht masave të marra nga qeveria e vendit. Kjo ka bërë që institucionet në krye me Ministrinë e Shëndetësisë të shkojnë drejt masave të reja shtesë.

Ministri Arben Vitia ka thirrur në takim kryetarët e komunave dhe po diskutohet shtrëngimi i masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja, shkruan Gazeta Express.

Në një takim të mbajtur dje, mes Kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmi, Hysen Sogojeva me Ministrin e Shëndetësie, Arben Vitia, ka njoftuar për masat që pritet të merren dhe që do të vlejnë deri më 13 shtator.

Masat e mundshme që do të merren:

  • Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
  • Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
  • Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
  • Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
  • Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
  •  Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!