Masakroi gruan me çekiç në fytyrë, vendoset fati i shqiptarit

schedule09:14 - 22 Maj, 2019

schedule 09:14 - 22 Maj, 2019

Gjykata e Apelit të Ankonas ka vendosur 14 vjet burg për një 57-vjeçar shqiptar, i cili tentoi të vriste gruan e tij. Në këtë mënyrë, apeli la në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Macerata-s për Besnik Habibajn.

Shqiptari me anë të një avokati kishte animuar vendimin, ku akuzohej për tentativë vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes, Trendelina Halimi, 43-vjeçe. Gjithashtu shkalla e dytë vendosi që të kompensojë gruan me 250 mijë euro dhe dy fëmijët e çiftit me nga 50 mijë euro secili.

Sipas akuzës, Habibaj kishte vepruar për shkak të xhelozisë, sepse nuk pranonte fundin e marrëdhënies me ish-gruan. Disa ditë para aktit të rëndë, ajo e kishte denoncuar 57-vjeçarin për dhunë në familje. Për këtë arsye, gjykata e Macerata-s kishte vendosur edhe një urdhër ndaj Habibajt për të mos iu afruar asaj.

Mirëpo ky urdhër u shkel natën e 27 Tetorit të 2017-s. Sipas hetimeve, Habibaj i kishte dalë 43-vjeçares në një diskotekë. Fillimisht, ai e përplasi me makinë. Ndërkohë më vonë doli dhe e masakroi me çekiç në fytyrë.

Falë ndërhyrjes së kalimtarëve dhe policisë, shqiptarja arriti të shpëtojë nga dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj saj. Më vonë u shtrua në spital për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë, sidomos në pjesën e fytyrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!