Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, zbardhen bisedat sekrete të Elona Kaleshit dhe vajzave të viktimave

schedule16:12 - 4 Janar, 2021

schedule 16:12 - 4 Janar, 2021

Vrasja e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali është një ndër krimet më makabre i ndodhur në 2015 dhe që së fundmi është sjellë në vëmendje të të mediave italiane dhe shqiptare për detajet tronditëse të zbuluara deri më tani.

Mediat italiane bënë me dije se çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjetën të masakruar dhe të ndarë në 4 valixhe. Autorja kryesore e dyshuar për këtë ngjarje makabre është ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kaleshi e cila ka hedhur akuza ndaj djalit të familjes, Taulant Pasho.

Gjatë një bisede me  me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, ish e dashura e djalit të çiftit të masakruar theksonte mediat pas zbulimit të trupave hidhnin dyshime mbi Taulantin.

“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ka thënë Kaleshi gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”.

Mediat italiane shkruajnë se biseda telefonike është zbardhur nga grupi hetimor. Ndërkohë thuhet se 36-vjeçarja Elona Kaleshi i thotë të dashurës së vëllait të saj se Taulanti ka qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje ajo ka theksuar se i biri i kishte tërhequr zvarrë me motor më herët prindërit e ndjerë.

Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thekson asaj që ish-i i saj kishte qenë i dhunshëm.

Nga ana tjetër, hetuesit publikojnë dhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vittoria dhe Dorina, ku e para thotë se “Vrasësja është Elona.”

Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se vrasësja e prindërve të saj është Elona dhe jo vëllai i saj.

“Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”, ka thënë Dorina.

Ndër të tjera në media shkruhet se hetuesit gjatë një vizite në në një qendër industriale në Empoli, do të mund të gjejë fakte për materialin e përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe, fakt që mund i ndihmojë më tej për mbylljen e hetimeve për këtë ngjarje të rëndë.

Elona Kaleshi 36 vjeç është dhe e dyshuara kryesore për vrasjen e çiftit, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, do të dalë para gjykatës, më datë 8 Janar.

Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që prej 2 Nëntorit 2015.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!