Masakra te “Shkencat e Natyrës”, burg përjetë italianit Salvatore Leticia

schedule16:19 - 10 Tetor, 2018

schedule 16:19 - 10 Tetor, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”, duke i shpallur ata fajtorë për ngjarjen. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorit Përparim Kulluri për burg përjetë për italianin Salvatore Letizia.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Salvatore Letician e me 27 vite burg për Markelian Doçi, dhe 20 vite burg për vëllain e tij Klevi, si autor të maskërs me tre të vrarë te Bulevardi “Zogu i Parë”.

Letizzia, u cilësua nga hetimet si vrasës me pagesë dhe anëtar i organizatës mafioze italiane,“Camorra” që operon në qytetin e Napolit.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku. Prokuroria për Krime të Rënda i ka paraqitur Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze.  Nga hetimi rezultoi se në dhjetor 2014, Mentor Lufi i bëhet atentat në zonën e ish-Stadiumit “Dinamo”, në Tiranë. Për atë ngjarje Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh. Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë.  Në Prill 2015, prokuroria e krimeve të rënda thekson se, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë zjarri Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Hollandës. Sulku gjendej në një automjet tip Smart, kur u qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi.

Dyshimet kryesore për këtë konflikt sipas hetimeve ishin, lufta për territore në shtetin Holandez për tregun e kokainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!