Masakra shqiptare në Greqi, familja: Shkak sherri për lekët! Dëshmitarët: Autorët ikën me makinë

schedule23:31 - 12 Janar, 2021

schedule 23:31 - 12 Janar, 2021

Autoritetet greke ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së shqiptarit Edmond Llangozi dhe plagosjes së dy djemve të tij Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Lexo edhe: Babai shqiptar i doli para vdekjes për të mbrojtur djemtë në Greqi, çfarë ndodhi mbrëmë në Athinë

“Kathimerini” shkruan se familja e 54-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në komunikimin e parë me drejtuesit e grupit hetimor ka thënë se shkak i përplasjes ishin mosmarrëveshjet financiare me autorin e krimit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Autorët i goditën fillimisht djemtë e 54-vjeçarit me thikë më pas dy të rinjtë dhe i ati i tyre vrapuan drejt lokalit për të shpëtuar.

Lexo edhe: Plumba dhe gjak, brenda lokalit ku ndodhi masakra shqiptare në Greqi, kamera kapi autorin

Në vendin e ngjarjes u gjetën 8 gëzhoja, ndërsa kamerat e sigurisë së kafenesë regjistruan gjithçka. Dëshmitarët okularë të sulmit të përgjakshëm dëshmuan se ata panë autorët të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një makinë gri.

54-vjeçari punonte në një kompani tekstili dhe një nga djemtë e tij në një dyqan, ndërsa tjetri ishte pa punë. Shqiptarët ishin paprecedent penal./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!