Masakra në Greqi, shqiptari u vra për 600 €, flet djali: Shkuam t’u kthenim borxhin, por na qëlluan

schedule19:05 - 14 Janar, 2021

schedule 19:05 - 14 Janar, 2021

Shqiptari Edmond Llangozi u ekzekutua në Greqi pas një sherri për një borxh 600 euro, ndërsa dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë të plagosur në spital.

Mediat greke kanë intervistuar njërin nga dy vëllezërit, Mihal Llangozin, i cili ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës. “Babai nuk ishte i përfshirë” tha djali.

Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi” tha më tej ai.

Por përse ndodhi sherri? Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro,por ndodhi ajo që nuk pritej, pasi u përplasën.

Vëllai im u kishte marrë hua dhe atë ditë në 11 janar unë i kërkova të shkonim së bashku për t’ua dërguar paratë. Ishin 600 euro” tha ai.

Policia është në kërkim të autorëve të vrasjes që sipas vëllezërve janë shqiptarë./ db/Abcnews.al