Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në lagjen Dobraç, në afërsi të 5 heronjve.
Gazetari Simon Shkreli raporton se janë vrarë dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë.
Sipas gazetarit, ende nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, por burime të ndryshme raportojnë për të vrarë.
Ndërsa, ABC News ka mundur të sigurojë disa pamje nga vendngjarja, ku vihen re forcat blu që kanë rrethuar rrugën dhe ambulanca, e cila u ka ardhur në ndihmë personave të përfshirë në këtë masakër.