Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar të premten në lidhje me masakrën e një dite më parë në selinë e një gazete në Merilend. Në një deklaratë për mediat, Trump është shprehur i tronditur nga ngjarja ku humbën jetën 5 persona. “Ajo tronditi ndërgjegjen e kombit tonë dhe mbushi zemrat tona me trishtim”, ka thënë Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se gazetarët, sikurse të gjithë amerikanët, duhet të çlirohen nga frika e sulmeve të dhunshme teksa kryejnë detyrën e tyre. Ndërkohë, redaksia e “Capital Gazette” ka sfiduar tragjedinë duke publikuar numrin e radhës. Po të premten, një gjyqtar amerikan vendosi mbajtjen në burg të autorit, i cili u shfaq i veshur me uniformën blu të burgimit. Xherod Ramos qëndroi i heshtur teksa dëgjonte prokurorët, që e akuzuan për një sulm të koordinuar. /abcnews.al
Masakra në redaksinë e gazetës në SHBA, reagon Trump
schedule21:52 - 29 Qershor, 2018
schedule 21:52 - 29 Qershor, 2018