Ministria e Brendshme e Serbisë ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në një shkollë në Beograd.
Sipas ministrisë nga të shtënat me armë të ndodhura në ambientin e shkollës nga një 14 vjeçar kanë humbur jetën 8 nxënës dhe roja i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, dhe janë të plagosur 6 të tjerë dhe mësuesi i historisë.
LEXO EDHE: Masakroi shokët e klasës, profili i adoleshentit vrasës
Të plagosurit ndodhen në Qendrën Emergjente dhe në Tiršova, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë është vënë në pranga edhe adoleshenti që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë me 9 viktima.
Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi./abcnews.al