Masakra në Athinë, babai u vdiq, flasin dy vëllezërit: Vrasësit janë shqiptarë

schedule21:46 - 13 Janar, 2021

schedule 21:46 - 13 Janar, 2021

“Vrasësit janë shqiptarë”! Kështu janë shprehur në dëshminë e dhënë për hetuesit grekë dy vëllezërit shqiptarë që mbetën të plagosur dy net më parë në mes të Athinës, ndërsa babai i tyre Edmond Llangozi vdiq nga plumbat.

Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun.

Lexo edhe: Babai shqiptar i doli para vdekjes për të mbrojtur djemtë në Greqi, çfarë ndodhi mbrëmë në Athinë

Mediat greke shkruajnë se dy vëllezërit kanë treguar si nisi sherri dhe kanë dhënë informacione mbi autorët. “Vrasësit ishin me origjinë shqiptare” kanë deklaruar dy të rinjtë, që arritën që të shpëtonin.

Lexo edhe: Masakra shqiptare në Greqi, familja: Shkak sherri për lekët! Dëshmitarët: Autorët ikën me makinë

Policia ka mbledhur informacion të mjaftueshëm për pesë autorët dhe është afër identifikimit të tyre, thonë më tej mediat greke, që e cilësojnë bandën si mafie shqiptare dhe ngjarjen e lidhin me larjen e hesapeve.

Lexo edhe: Plumba dhe gjak, brenda lokalit ku ndodhi masakra shqiptare në Greqi, kamera kapi autorin

Nga zjarri që hapën autorët mbeti e plagosur edhe një punonjëse e lokalit në Athinë, e cila po ashtu është shqiptare./ db/Abcnews.al