Masakra në Florida mund të parandalohej, FBI pranon fajin

schedule22:43 - 16 Shkurt, 2018

schedule 22:43 - 16 Shkurt, 2018

FBI ka pranuar përgjegjësinë e saj lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në shkollën e mesme në Florida, ku humbën jetën 17 persona. Byroja Federale e Hetimit ka deklaruar se nuk kishte vepruar sipas protokollit pasi kishte marrë informacion se autori i masakrës Nikolas Cruz mund të kryente një sulm të armatosur.
Muajin e kaluar, një person i afërt me 19-vjeçarin kishte kontaktuar agjencinë ligjzbatuese për ta paralajmëruar për rrezikun potencial që përbënte Cruz, nisur nga pajisja me armë, sjellja e çakorduar dhe komentet në rrjetet sociale. “Por protokollet nuk u ndoqën dhe informacioni u anashkalua”, ka deklaruar të premten FBI. Drejtori i përgjithshëm Christopher Ëray ka bërë me dije se rasti në fjalë është nën hetim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!