Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë e shkaktuar në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur katër persona dhe një i plagosur.
Osmani, me anë të një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve, si dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që të gjejnë sa më shpejt autorin e ngjarjes.
“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë”, deklaroi Osmani.
“Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.”
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili ka kërkuar që sa më parë organet e rendit të zbulojnë autorët e krimit të rëndë.
“Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, shkruan Konjufca. /abcnews.al/