Masakra me 8 viktima në Serbi/ Gazetari serb: Të riut iu gjetën municione dhe armë të periudhës së luftës

schedule16:28 - 5 Maj, 2023

schedule 16:28 - 5 Maj, 2023

Gazetari serb, Darko Popoviç ka dhënë detaje të tjera në lidhje me tragjedinë e dytë në Serbi, ku një 21 vjeçar vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë. I riu serb vrau pesë persona dhe plagosi gjashtë të tjerë në një fshat afër Smederevës dhe më pas qëlloi edhe disa të tjerë në një tjetër fshat.

Tre prej tyre ndërruan jetë ndërsa tetë u plagosën. Në një lidhje live për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, gazetari serb tha se në pranga kanë rënë edhe babai dhe gjyshi i të riut. Ai shtoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse i riu ka probleme mendore apo precedentë penalë.

Sakaq, të riut gjithashtu i kanë gjetur edhe një sasi municionesh dhe granata dore, të cilat sipas gazetarit, i përkasin periudhës së luftës.

“Babai dhe gjyshi i tij janë arrestuar dhe një shumë e madhe municionesh dhe armësh janë gjetur përfshirë edhe një armë automatike edhe disa granata. Po ashtu dimë se i riu udhëtoi në dy fshatra rreth asaj zone dhe u shtiu personave ndërkohë që ishte në makinë. Ka disa raportime se ka pasur një sherr përpara se të ndodhte kjo ngjarje e tmerrshme por nuk e dimë fiks se për çfarë ndodhi ky sherr. Nuk dihet nëse ishte diçka e çastit apo jo. Personi i parë që vrau ishe një person i ri bashkë me motrën e tij. Këtë mëngjes ka pasur radhë njerëzisht për të dhënë gjak për të plagosurit. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se një person me një sasi të madhe armësh dhe municionesh, duhet të ketë pasur probleme. Askush nuk ka thënë nëse ndonjëri prej pjesëtarëve të familjes ka qenë veteran luftë. Mnedoj se ka shumë gjasa që ato të kenë qenë veteran lufte, duke pasur parasysh se sa luftëra ne kemi kaluar gjatë viteve dhe e vetmja mënyrë që të kesh armë automatike, është nëse e ke marrë dhe e ke kthyer nga frontet e luftës, pasi është e paligjshme që të marrësh në prpnësi një armë automatike, tha gazetari.

Ndërkohë, gazetari u ndal edhe te mesazhet ngushëlluese nga krerët e shtetit në Kosovë lidhur me tragjedinë e ndodhur në Serbi.

“Mendoj se njerëzit e kanë vënë re mesazhin e Vjosa Osmanit pasi ishte e para që reagoi. Shumë njerëz vunë re mesazhin dhe mbështetjen për familjarët e viktimave pasi sigurisht ajo ka binjakë dhe si një nënë reagoi në mënyrë të menjëhershme për atë ngjarje. Unë mendoj se mesazhi i saj ishte më shumë një mesazh nëne se sa i një presidenteje. Unë kam vënë re se ka mjaft njerëz, të cilët kanë qenë kundër dhe mendoj se bëri gjënë e duhur me atë mesazh që dha”, shtoi gazetari.

Kujtojmë që kjo ngjarje vjen pak orë pas asaj të ndodhur në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar hyri në shkollë, vrau rojen dhe tetë nxënës ndërsa plagosi disa të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!