Masakra e Hamas, dëshmia e 16-vjeçarit që humbi prindërit: Mamaja vdiq mbi mua

schedule12:26 - 12 Tetor, 2023

schedule 12:26 - 12 Tetor, 2023

Gjakderdhja që Hamasi shkaktoi mbi civilët më 7 tetor do të mbetet e paharruar, jo vetëm nga izraelitët por nga e gjithë bota.  Me muzikë dhe këngë familja Rotem ka qenë duke festuar festën hebraike Shemini Atzeret. Shlomi and Deborah shfaqen të lumtur në tryezën familjare duke mos ditur se këto do të ishin momentet e fundit të jetës së tyre.

Djali i tyre 16 vjeç tregon tmerrin që ka përjetuar atë ditë, teksa dha të gjitha detajet se si arriti ti shpëtojë terroristëve.

“Terroristët qëlluan derën. Ata hodhën një granatë ose diçka të ngjashme që shkaktoi një shpërthim të fuqishëm. Gjëja e fundit që tha babai im është se ai humbi krahun dhe më pas mamaja ime vdiq mbi mua.”

Adoleshenti mbeti i qetë teksa u fsheh nën një rrobë të gjakosur për orë të tëra të shtunën.

Pas shpërthimeve militantët e Hamasit u kthyen për të kërkuar të mbijetuarit. Ai arriti t’u dërgonte një mesazh të shkurtër anëtarëve të tjerë të familjes: “Prindërit kanë vdekur.

“U mundova të ngadalësoja frymëmarrjen që mos me kuptonin. U mundova shumë. Nuk lëviza fare. Isha shumë i tmerruar. Dhe u luta që të mos më gjenin”.

Militantët e hamasit  i vunë flakë shtëpisë së tij, mirëpo 16 vjecari Mathias arriti të dalë i gjallë.  Ai u gjet dhe u shpëtua  më vonë nga forcat izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!