Masakër shqiptarësh në Greqi, mediat zbulojnë detajet

schedule19:05 - 11 Janar, 2021

schedule 19:05 - 11 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e sotme në Athinë. Një i vdekur dhe tre të plagosur, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike dhe fillimisht u konsiderua i vdekur, është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në në sheshin Agios Sostis, raportojnë mediat greke, përcjell abcnews.al

Nga të dhënat e para bëhet me dije se autorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas kanë ikur. Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa dyshohet se janë larguar në zonën e Petralona.

Një prej të përfshirëve, dyshohet se u përpoq të fshihej në një kafene në sheshin Agios Sostis, por nuk mundi t’i shpëtojë plumbave dhe humbi jetën menjëherë.

Ky burrë është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë. Ndërkohë djali i tij 25 vjeç ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë. I plagosur lehtë ka mbetur edhe punonjësi i kafenesë.

Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur shtatë gëzhoja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!