Masakër në SHBA, 19 vjeçari vret 4 persona duke i filmuar live

schedule09:56 - 8 Shtator, 2022

schedule 09:56 - 8 Shtator, 2022

Një 19-vjeçar afroamerikan është arrestuar në  Memphis, Tennessee, për vrasjen e 4 personave për arsye ende të paqarta. Një nga viktimat është identifikuar si Ezekiel D. Kelly  dhe është e regjistruar live në Facebook, ku autori paralajmëroi vrasjen, shkruajnë mediat e huaja.

“Po shkoj dhe do ta bëj në mënyrën time, me kamera. Do ta bëj me të vërtetë, jam serioz. Mos mendoni se po bëj shaka”, janë fjalët e tij teksa shihet duke dalë nga automjeti i tij për t’u futur në një dyqan.

Por skena e krimit të tij ka qenë më e gjerë, ku ai ka shtënë të paktën shtatë herë në vende të ndryshme të qytetit, aq sa forcat e policisë, përpara se ta arrestonin kishin përhapur urdhrin për banorët e disa lagjeve të qytetit të mos dilnin nga banesat e tyre.

Memfis është tronditur nga disa vrasje të profilit të lartë gjatë javëve të fundit, duke përfshirë të shtënat e një pastori gjatë një grabitjeje makinash, vrasja e një aktivistejedhe vrasja e një gruaje që u rrëmbye.

Në shkurt të vitit 2020, Kelly, asokohe 17 vjeç, u akuzua si i rritur për tentativë vrasjeje të shkallës së parë, përdorimin e një arme zjarri për të kryer një krim të rrezikshëm, sipas të dhënave të gjykatës.

Të dhënat tregojnë se ai u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua në prill 2021 me tre vite. Kelly u lirua nga burgu në mars, 11 muaj pasi u dënua, tha kryetari i bashkisë së Memphisit, Jim Strickland.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!