Dy fëmijë, 10 dhe 13 vjeç u ekzekutuan dhe humbën jetën mes 12 viktimave të vrarë nga dora e një shtetasi malazez, i identifkuar si Aco Martinoviç.
Autori 45 vjeç, ishte duke drekuar me kumbarin, miq e shok te tij në lokalin ku u regjistrua Masakra, në tavernën “Velestovo” afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjës.
Pas një përleshje brenda ambienteve te lokalit, autori u largua me nxitim, ai shkoi ne banesën e tij në Humci, zone e Cetinjës. Pasi u rikthye ne lokal, ai ekzekutoi me armë zjarri fillimisht pronarin e lokalit, më pas ka shtënë drejt miqve me të cilët kishte drekuar deri pasditen e 1 janarit.
Aco Martinoviç, ekzekutoi pronarin e lokalit, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij te mitur. Nga tragjedia mbeten te vrare 12 persona dhe u plagosen 4 te tjerë, të cilët ishin miq dhe familjar të autorit, pronarit të lokalit por edhe disa persona të rastësishëm. Pas daljes nga lokali, 45-vjeçari qëlloi ndaj çdo personi që i doli përpara.
– Ministri i Brendshëm malazez, Danilo Sharanovicc përmes një deklarate të jashtëzakonshme dha detaje në lidhje me autorin e vrasjes, i cili pas disa orësh në arrati i armatosur, u rrethua nga efektivët e policisë pranë banesës së tij, ai nuk u dorëzua por me të njëjtën armë zjarri qëlloi veten në kokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Mlit të Zi, Lazar Shepanovic, tha se mes viktimave ishte edhe motra e vet autorit. 45-vjeçari, autori i vrasjes së shumfishtë rezultonte i njohur për drejtësinë dhe policinë malazeze, ai ishte dënuar me 1 vit burg në 2005 për dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Me pas ne 2022 ne banese i ishin gjetur arme zjarri e eksploziv, ai u denua me 3 muaj burg. Pas Masakrës së 1 janarit, policia i gjeti në xhepa autorit 80 plumba.
Disa familjarë e miq të autorit kanë deklaruar se Martinoviç herë pas herë kishte sjellje agresive por nuk ishte cilësuar si person me rrezik për shoqërinë.
Datat Dy, tre dhe 4 janar qeveria malazeze i ka shpallur ditë zie, duke anuluar çdo organizim festiv qe ishte planifikuar me rastin e ndërrimit të viteve.
Një ngjarje e rëndë e ngjashme ishte regjistruar edhe gjatë 2022, kur një person ekzekutoi me arme 10 persona, mes të cilëve dhe 2 fëmijë.
Kryeministri malazez, Millojko Spajicc propozoi ndalimin e armëve pas masakrës së regjistruar pasditen e 1 janarit në Cetinje.