Masa shtrënguese, Greqia: Nëse mjekët nuk vaksinohen, pezullohen automatikisht nga puna

schedule16:28 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:28 - 13 Korrik, 2021

Në një moment kur transmetueshmëria e shtuar e mutacionit “Delta” në Greqi e bën nevojën për  vaksinim  të popullatës më urgjente se kurrë, qeveria kërkon të ndërtojë një  “mur të imunitetit”  kundër  koronavirusit përpara se të arrijë në valën e katërt.

Qeveria greke vendosi që të gjithë punonjësit në njësitë e kujdesit shëndetësor, qoftë shëndetësor apo administrativ, duhet të jenë vaksinuar deri më 16 gusht, përndryshe ata do të pezullohet nga puna.

Vaksinimi do të jetë i detyrueshëm. Gjithashtu vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

Greqia po përballet me një valë në rritje të rasteve me COVID-19 për shkak të mutacionit “Delta”, ndërsa parashikimet janë që në fund të korrikut dhe në gusht numrat ditorë të arrijnë deri në 3 mijë të infektuar. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!