“Masa shëndetësore dhe ushtarake”, Solis: Ndodhemi përballë një pandemie që mund të zgjasë

schedule13:58 - 11 Mars, 2020

schedule 13:58 - 11 Mars, 2020

I ftuar në “ABC News” drejtori mjeksësor i Spitalit “Hygeia”, Leonard Solis theksoi se situata është shqetësuese. Solis tha se procedurat ndiqen hapa pas hapi. Gjithashtu ai theksoi se pacientët nuk duhet të qëndrojnë të përzierë.

“Është një trend që do të vijë duke u rritur. Është më mirë një gjeneral e sëpatë sesa dy gjeneralë që japi urdhëra të ndryshëm.

Instituti i shëndetit Publik po e ndjek hap pas hapi këtë situatë. Ajo që ndodhi në Itali edhe pse është me një shtet të fuqishëm u gjunjëzua. Është një pandemi që kërkon masa shëndetësore dhe masa ushtarake. Nuk është një garë 100 metërsh është një maratonë , mund të zgjasë dy muaj apo tre muaj”, tha Solis.

Si i orientoni pacientët në momentin që paraqiten?

“Strukturat privat do të vazhdojnë funksionin  e tyre. Personat që bëjnë dializë janë më të ekspozuar janë një shtresë në rrezik, pasi kemi edhe pacientë kancerozë.

Problemi është mënyra e ndihmës që i jepet njerëzve. Në rastin e të dhënave të ngjashme ne e izolojmë pacientin. Kur tështin Kina, sëmuret e gjithë Europa. Nuk mund të trajtosh të përzierë pacientët”, u shpreh Solis.

Gjithashtu ai tha se janë marra masa drastike në të gjitha shtetet. Siç është Italia sot mund të jenë edhe vende të tjera.

Në Shqipëri është shpërndarë në katër vatra, sa e kemi stafin mjekësor për të gjurmuar situatën?

“Deri tani situata është e përballueshme, por ka skenarë që do të preken jashtëzakonisht shumë.

Më parë me karantinë nënkutohej izolimi për 40 ditë dhe për siguri ishte afati maksimal, ndërsa sot është 14 ditë. Shqipëria nuk është  Shqipëria e Enver Hoxhës, ka hyrje dhe dalje pa fund.”

Goca të reja më buzëkuq, çuna të rinj pështyjnë rrugës. Nuk duhet ta bëjnë këtë, të ndërgjegjësohen për të shpëtuar një jetë.

Le të bëjnë ç’të duan natën, të ndalojnë puthjen dhe pështymën. Jemi shtresa më vunerabël. Kina e pësoi me humbje të mëdha ekonomike, Italia është në panik. Ne shumicën e ilaçeve ne e importojmë në këto kohë edhe inspiratorë të kërkosh nuk të japin. Ai që vë maskë i bën nder tjetrit më shumë sesa vetes. Virusi më i madh është më i vogël se mikrobi më i vogël. Mikrobi është qelizë. Gripi lë imunitet aftagjatë, por është i ndryshueëshëm dhe na gjen të pambrojtur”, u shpreh ai.

Trajtimi i koronavirusit?

“Luftojmë temperaturën apo gjendjen e përgjithshme dhe po flitet për disa medikamente që nuk janë të testuara, por përdoren nga halli. Pika kyçe për tu mbrojtur është vetëkarantinimi, – theksoi Solis, ndërsa i  bëri thirrje qytetarëve të kujdesen për shëndetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!