Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Treguam se Teuta e meritoi vjet titullin, pres edhe dy përforcime

schedule21:17 - 28 Gusht, 2021

schedule 21:17 - 28 Gusht, 2021

Teuta mposhti 3-0 Vllazninë në finalen e Superkupës dhe pas ndeshjes trajneri Edi Martini u shpreh se ky triumf tregon edhe se kush e meritoi vjet titullin kampion.

Shkodrani donte të fliste në fushë dhe nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes, ndryshe nga se bënë në Shkodër ku mendonin se trofeu do vishej kuqeblu.

Martini, për RTSH, tha: Jemi në vazhdimësinë e lojërave të sezonit të shkuar. Kjo tregoi se kush e meritonte kampionatin vjet, pasi kemi pasur rivalitet të gjatë me Vllazninë.

Edhe vjet e nisëm me trofe, më pas fituam titullin kampion. Shpresoj ta realizojmë sërish të njëjtën gjë . Normalisht është rrugë e vështirë. Do jetë luftë e ashpër, pasi edhe skuadrat e tjera janë shumë të forta”.

“Merkato? Presim një lojtar, ose dy. Deri më datë 5 që është e hapur merkato ndoshta përforcohemi sërish. Gjithsesi edhe këta lojtarë janë shumë të mirë, por kampionati është i gjatë dhe duhet një grup i plotë”, tha mes të tjerash Martini. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!