Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Teuta s’i trembet Tiranës, nuk e ka në ADN! I kemi cilësitë të fitojmë

schedule15:16 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:16 - 26 Dhjetor, 2020

Edi Martini ka dalë para mediave në prag të ndeshjes me Tiranën, rival që shkodrani e vlerëson maksimalisht. Gjithsesi ai nuk u druhet kampionëve në fuqi dhe thekson se Teuta deri në fund të kampionatit do të luftojë për titullin kampion.

Dy fitoret e fundit i kanë qetësuar durrsakët disi dhe Martini e pranon këtë: “Normalisht jemi në pikun e kampionatit, ka edhe dy javë që të mbyllet kjo periudhë e garës. Sigurisht këto dy fitore na kanë dhënë qetësi. Edhe në ndeshjet që kemi barazuar kemi bërë paraqitje të mira. Pikët na kanë dhënë qetësinë që na duhet”.

Më pas ai flet edhe për bardheblutë: “Tirana është ndeshja e radhës, kampionati është i gjatë. I trajtojmë bardheblutë si të gjithë rivalët e tjerë. Normalisht është një ndeshje radhës, nuk duhet ta cilësojmë si një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë të rëndësishme. Tre pikë merr me Tiranën, tre merr edhe me Apoloninë dhe Skënderbeun.

Është një ndeshje në të cilën ne do të futemi në fushë dhe do të kërkojmë fitoren. Me Tiranën të gjitha ndeshjet janë të forta, të bukura, të luftuara dhe kjo na motivon edhe më shumë. Mendoj se e kemi aftësinë, forcën dhe lojtarët e duhur që t’ia dalin me sukses”. I ngacmuar nëse Martini i druhet për diçka Tiranës, ai shton:

“Me thënë të drejtën nuk i druhem asgjëje, respektojmë çdo kundërshtar. Që t’i druhem dikujt apo një ekipi nuk është në ADN-në time dhe në të ekipit tonë”. Teuta ende nuk e ka provuar fitoren në shtëpi. Barazimet e shumta Martini i komenton kështu:

“Në kushtet që bëhet kampionati, pa tifozë, nuk më duket se ka rëndësi kush luan. Fati nuk ka qenë me ne, por edhe në disa takime arbitrat na kanë mohuar dy apo tre penallti, me Laçin dhe Skënderbeun. Kjo ka qenë arsye pse në Durrës nuk kemi fituar”.

Në fund, në lidhje me garën për titull dhe ekipet që do të luftojnë deri në përfundim të kampionatit, Martini me bindje thotë: “Nuk e di kush do jenë rivalët për titull deri në fund, por ne do jemi në lojë deri në ditën e fundit të kampionatit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!