Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Teuta më e dobët e këtij sezoni, ia kisha frikën sulmit të Tiranës

schedule18:22 - 24 Prill, 2021

schedule 18:22 - 24 Prill, 2021

Teuta pësoi një humbje të rëndë në shtëpi me Tiranën dhe tashmë ka zbritur në vendin e tretë. Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “E merituam humbjen, bëmë një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit. Tirana e meritoi fitoren”.

“Ishte një ditë e keqe, nuk mund të vë gishtin te ndonjë lojtar. Nuk funksionuam si ekip, e kishim merakun e sulmit të Tiranës. Qarkulluan topin, luajtën shumë më mirë se ne dhe u bë shumë e vështirë për ne”.

“Bregu është lojtar që na ka dhënë mjaft pikë, nuk presim të fitojmë çdo ndeshje me të. Sot luajtëm keq, ishte ditë e keqe dhe nuk kemi pse e qajmë. Të mërkurën është ndeshja tjetër. Nuk duhet shënjestruar vetëm Krasniqi, jemi të gjithë grup.

Fajet i marr i pari unë dhe të gjithë së bashku jemi fajtorë. Janë edhe 7 javë kampionat, nuk kemi pse e vëmë para përgjegjësisë një lojtar në këto kushte”, shtoi trajneri shkodran i Teutës.

“Tirana nuk e nisi me lojë graduale. Nuk luftuam mirë për topin e parë dhe të dytë. Ata fituan dyluftimet, zakonisht e bëjmë ne. Bravo i qoftë Tiranës që zbehu cilësitë tona, në një ditë jo të mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!