Martini: Teuta ime ka karakter, tani të futemi në histori!

schedule22:52 - 15 Korrik, 2020

schedule 22:52 - 15 Korrik, 2020

Teuta rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi sonte mundu Kukësin dhe do të diskutojë trofeun kundër Tiranës. Edi Martini, trajneri shkodran i durrsakëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport analizoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe sigurisht u shfaq i lumtur për kualifikimin.

“Komplimentet janë për lojtarët, nuk di si ti falënderoj. Po mundohen çdo 3 ditë, një grup me 12-13 lojtarë. Përgëzimet më të mëdha për ta. Sot duhet të luanim mbrapa. Kukësi ka individualiteti, driblojnë dhe krijojnë hapësira. Ky ekip ka karakter, është si familje”, tha fillimisht Martini.

“Kapllani është lojtar me të ardhme. Futa shumë lojtarë në sulm, rrezikuam. Ai ka dëshirë, del para portës. Zoti ia shpërbleu dhe me anë të tij edhe ne”, shtoi shkodrani i Teutës. Më pas, Martini deklaroi: “U thashë djemve që ekipi që ka karakter çohet në këmbë kur rrëzoher. Ishte karakteri i tyre që na solli këtë rezultat. Meritat janë të futbollistëve”.

“Oreksi vjen duke ngrënë. Duam të futemi në historinë e këtij klubi dhe të këtij qyteti. Do bëhemi gati ta fitojmë Kupën. Në Europë do shkojmë para se të vendoset Kupa. Shpresoj ta mbyllim Europën të dielën”.

“Aktivizimi i Çyrbjes më përpara? Donim ta fitonim ndeshjen. Goli i tyre na e prishi strategjinë. Çyrba do bëhej vendimtar, sikurse edhe Gruda. Të dy me shpejtësinë e tyre do na bënin punë në kundërsulmet tona. Pa asnjë diskutim Çyrbja është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!