Martini: Shënuam gola të bukur, të vjen keq si është administruar Vllaznia

schedule19:11 - 16 February, 2020

schedule19:11 - 16 February, 2020

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur për emisionin “Gol pas Gol” në Supersport pas fitores 3-1 kundër Vllaznisë: “Normalisht, kemi pasur shumë ndeshje brenda dhe faktikisht nuk është se nuk ndihet faktori fushë, por normalisht gjatë kësaj jave, gabimi që kemi bërë, është ai kundër Gjirokastër, pasi nuk e kemi merituar të linim pikë.

Gjithsesi, të mos i qajmë këto pikë që kemi lënë. Normalisht, kur luan kundër Shkodrës, i njeh lojtarët më mirë, i njeh karakteristikat e tyre.

Edhe Vllaznia na kishte studiuar. Ne kishim një ngërç psikologjik, që u pa edhe në minutat e para. Pavarësisht se shënuam tre gola shumë të bukur, duhet të punojmë ende në fazën ofensive.

Më vjen keq që ka ndodhur ajo gjë, jam i shqetësuar me atë që ka ndodhur. Futbolli nuk duhet të përzihet këtu. Nuk më takon të flas për Vllazninë, edhe pse është e imja dhe e gjithë shkodranëve. Është për të gjuajtur kokën me grushte me mënyrën si Bashkia ka administruar në këto 7 vite”, tha Martini.