Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas barazimit 2-2 kundër Kukësit në Niko Dovana. Në fjalën e tij, numri një i stolit durrsak tha: “Kënaqësi, morëm një pikë, por duhet të them se sot bëmë një nga ndeshjet më të mira.
Luajtëm më mirë se Kukësi, kemi zotëruar gjatë lojës, sidomos në pjesën e parë. Te Kukësi, e zgjidhin vetë ndeshjen, kanë kualitete individuale, por ekipi im e zgjidhi mirë ndeshjen, meritonim shumë më tepër.
Penalltia e Limaj? Duhet të ishim më të ftohtë, por me atë që po shoh unë, nuk është penallti. Këtë ta thonë ata që janë aty për ato punë. Numri 8 (Limaj), më shumë është hedhur, duke bërë që gjyqtari të japë penallti.
Sot, Hebaj ka ardhur pas një kohe të gjatë pa minuta në këmbë. Sot nuk dua të futem tek individët. Ne kemi shënuar 2 gola në Korçë, dy sot, ju thoni që nuk shënojmë. Kallaku bën pjesë në planet sulmuese, pasi ne luajmë me 4-2-3-1 dhe Kallaku është pas sulmuesit.
Normalisht, trajnerët për këtë punë janë, për këtë punë janë dhe lojtarët, për të përballuar presionin dhe për të arritur tek objektivat. Ne jemi brenda objektivave, kemi një sfidë të vështirë kundër Partizanit, vazhdojmë në dy fronte, kampionat dhe Kupë. Sot ishte dita e parë që ishim të kompletuar, u kthyen Arapi, Vila dhe Aleksi.
Duhet ta fitonim këtë ndeshje, kemi lënë dy pikë sot. Sot kisha shumë besim te Kallaku, ne jemi sportistë vetë, kemi humbur penallti, por më vjen mirë që Kallaku ka besim dhe shënoi. Dora e Obanor? Topi po shkon drejt portës, por në këtë rast, kemi pasur të bëjmë me penallti. Shikoni dorën”, tha Martini./abcnews.al


