Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Pa gabimet e arbitrave, Teuta e para! Peng vetëm pikët

schedule18:54 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 18:54 - 30 Dhjetor, 2020

Edi Martini, trajneri i Teutës, pas fitores me Kukësin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Ishte një ndeshje e sikletshme, donim të fitonim dhe të mos na thyente asnjë ekip. Morëm një fitore kundër një rivali direkt”, tha fillimisht shkodrani.

“Sa i takon statistikave jemi më lart se të gjithë. Kemi ceduar te shënimi i golave. Ishte çështje kohe dhe e kam provuar edhe vetë kur luaja në sulm. Pengu im është se duhet të kishim pasur shumë pikë më tepër në këto 12 javë”.

“Kukësi ka lojtarë të mirë kur kanë topin, improvizojnë. Ishte ndeshje shumë e fortë, edhe pse doli 0-3. E thashë, ishim të kujdesshëm dhe patëm rastet tona. Edhe Kukësi pati, ndërkohë që edhe fati ishte me ne”.

“Nuk është e lehtë ta ndërtosh skuadrën nga fillimi. Ne e ruajtëm grupin, kemi vetëm dy risi. Kemi shumë pikë të humbura, tetë, nga arbitrat. Nëse do i kishim, atëherë do të ishim të parët. Edhe kështu jemi të dytët, kemi ndeshje direkte dhe duhet të ulemi me këmbë në tokë dhe të shohim përpara. Kampionati është i vështirë dhe duhet besim”.

“Arbitrimi sot? Kemi shumë pikë të humbura, nuk besoj se kanë qenë të qëllimshme. Nuk kemi pasur as fatin me vete. Futbolli është lojë gabimesh. Bëjmë ne, bëjnë edhe arbitrat. E mbyllëm me një fitore, që duhej para festave”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!