Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini ngre duart: Bravo Vllaznisë, Teuta ime nuk tregoi asgjë

schedule20:30 - 8 Janar, 2021

schedule 20:30 - 8 Janar, 2021

Edi Martini e kishte një ndeshje speciale të sotmen në Shkodër, pasi përballej me Vllazninë e qytetit të tij. Tekniku i Teutës, pas sfidës me kuqeblutë doli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas goli” në Supersport dhe u shpreh: “Vllaznia e meritoi fitoren, mua më shqetëson loja që bëmë. Ishte ndeshja më e keqe që kemi bërë deri tani”.

“Edhe zëvendësimet që bënë nuk dhanë efekt. As kur ishim me një më shumë nuk treguam gjë. Mënyra se si luajtëm na bën të mos meritonim diçka më shumë”, shtoi trajneri shkodran i Teutës.

“E njihnim mirë Vllazninë, por vetëm 15 minutat e para krijuam raste. Duhet të ishim më kavalierë në ato raste, të shërbenim për njëri-tjetrin. Ishte një ditë e keqe për ne, fizikisht vuajtëm”.

“Bëmë gabime elementare në mesfushë, na e morën në mesfushë. Nuk ishim në nivelin e duhur në markim. Patëm vështirësi në qarkullimin e topit, Vllaznia na vuri dhe bravo u qoftë. Presim këto ditë ndonjë afrim, por është e vështirë tani. Një ose dy lojtarë do vijnë. Djali me Vllazninë? Do flas me të kur të shkoj në shtëpi (qesh)”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!