Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Ndaj Laçit ndeshje si të tjerat. Merkato? Mund të vijë një super lojtar

schedule13:31 - 30 Janar, 2021

schedule 13:31 - 30 Janar, 2021

Teuta luan nesër një sfidë shumë të vështirë ndaj Laçit në shtëpinë e këtyre të fundit, duke nisur nga ora 13:45. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp doli trajneri i durrsakëve, Edi Martini, i cili foli për sfidën e nesërme dhe në lidhje me merkaton u shpreh se nëse do vijë dikush, do jetë super lojtar.

Gjatë ditëve të fundit, edhe në emisionin Pressing në ABC u fol në lidhje me huazimin e Sherif Kallakut deri në fund të sezonit nga Lokomotiv Zagreb, së cilës ia shiti 150 mijë euro në merkaton e shkuar.

“Laçi ka ekip të fortë megjithëse nuk ka marrë shumë rezultate. Si çdo ndeshje tjetër, edhe kjo është e vështirë. Kjo nuk është ndeshje shumë kyçe, por si të gjithë të tjerat sepse na duhen pikët. Formacioni? Pak e shumë e kam në mendje kush do jetë nesër në fushë nga minuta e parë. Gëzojmë formë të mirë.



Barazimi me Partizanin nuk na ka lënë shije të mirë, por besoj se kemi bërë stërvitje intensive dhe djemtë po bëjnë mirë. Këtë javë do na bashkohet edhe Plaku me ekipin. Gjendja është mjaft e mirë. Si në sulm, si në mbrojtje dhe të veprojmë të gjithë si ekip. Natyrisht kërkohen më shumë gola, duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve sulmues.

Nga ndeshja në ndeshje presim që ata të shënojnë dhe të jenë më të sigurt e më të lirë. I kemi të gjithë rolet e dubluara, ndoshta edhe më shumë se aq. Gjithsesi nëse do të ketë ndonjë lëvizje në orët e fundit, do të jetë për ndonjë super super lojtar. Ne kemi grup shumë të mirë”, u shpreh Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!