Martini: Na mungon një penallti, uroj të mos kemi Jorgjin arbitër në Korçë

schedule18:28 - 14 Prill, 2021

schedule 18:28 - 14 Prill, 2021

Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Skënderbeut, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Eliminimi nga Kupa sigurisht që djeg te durrsakët, edhe prej mënyrës se si ndodhi.

U dënuam sa filloi loja, u dënuam nga një penallti. Për 10 minuta morëm 3 kartela të verdha. U bëmë shumë nervozë, edhe falë kartelave. Në pjesën e dytë qarkulluam topin, por ishim shumë nervozë.

Shpresoj që ndeshjen tjetër të mos kemi Jorgjin sërish arbitër dhe të jemi më të qetë. Me nerva nuk shkohet askund. Humbëm përqendrimin, ishim shumë me nerva në fushë. Do e analizojmë me qetësi dhe të shohim përpara.

 

Në pjesën e dytë filluam të luanim me 2-4-4, dy anësorët i kemi ofensivë. Nuk ishim të qartë përpara portës. Qartësia humbet kur humbet qetësia. Është një ndeshje që na jep shumë mësime.

Nuk besoj se e morëm lehtë, ishte nervozizëm që erdhi shpejt. Ekipi doli nga loja. Rasti i Krasniqit ishte shumë herë më shumë penallti se ajo që iu dha Korçës, bërryli ishte më i egër“, theksoi trajneri i ekipit shkodran. /abcnews.al