Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Laçi rival direkt, diçka më mbush me besim. Krasniqi? Zhbllokohet nesër

schedule14:56 - 2 Prill, 2021

schedule 14:56 - 2 Prill, 2021

Teuta-Laçi është një nga duelet më të forta të javës së 26-të. Dy ndër skuadrat favorite për titullin kampion ndahen nga vetëm një pikë dhe sfida e nesërme (16:00) ka rëndësi të madhe për të dyja. Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini foli rreth duelit ndaj bardhezinjve në prononcimin për mediat.

Rëndësia është e madhe, jemi dy skuadra që pretendojmë të marrim trofeun. Ndeshja është shumë e fortë. Jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Me përjashtim të Kuoros që ka pësuar një dëmtim dhe Grudës që nuk është pjesë e skuadrës këtë javë, pjesa tjetër është ok. Jemi stërvitur mirë, dëshira është e madhe dhe të gjithë mezi po presim ndeshjen.

Djemtë i kanë të gjitha mundësitë, jam shumë i gëzuar për faktin që kanë bërë një stërvitje mjaft të mirë. Kanë entuziazëm në stërvitje, gjë që më bën të besoj se nesër mund t’ia dalim. Ne kemi lojtarë mjaft të mirë në fazën ofensive. Jam i bindur që në çdo moment të ndeshjes munden të bëjnë dëm.

Kam besim absolut te këta djem. Nesër duhet të jenë të gatshëm, të qartë dhe të qetë përpara portës, që është më kryesorja. Shpresoj të shënojmë, por nuk ka rëndësi se kush shënon, një mbrojtës apo mesfushor. Jemi në fazat e fundit të kampionatit, po shkojmë drejt fundit. E rëndësishme është fitorja, nuk ka rëndësi kush shënon.

Sfida me Laçin është e rëndësishme, është një ndeshje ndaj një rivali direkt. Diferenca është vetëm një pikë. Normalisht që është një ndeshje delikate, ku një fitore e jona do na bënte shumë punë për të ecur drejt kreut. Janë edhe dhjetë ndeshje të tjera, por duke pasur parasysh që është rivali direkt, merr një rëndësi të madhe.

Gjysmëfinalja ndaj Skënderbeut në Kupë? Jam shumë i fokusuar te ndeshja e nesërme, problemi i fundit është ndeshja e Kupës. Pas dy javësh që do të jetë ajo ndeshje, kemi kohë të bisedojmë, por e rëndësishme është ndeshja e nesërme.

Krasniqi? Kam besim te Krasniqi, është një djalë që ka forcë të jashtëzakonshme, është një lojtar potent. Nuk ka shënuar shumë gola, kjo shihet qartë, megjithatë kam besim në çdo moment se do të shënojë, pse jo edhe në ndeshje delikate. Ndaj Partizanit shënoi një gol shumë të bukur në barazimin 1-1, shpresoj, mendoj dhe kam besimin se nesër do arrijë të shënojë.

Rivalët? Ne jemi që në fillim të kampionatit në ndjekje të Vllaznisë, Laçit apo Partizanit. Kemi bërë jo shumë mirë. Kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më mirë, por më mirë është ta ndjekësh kundërshtarin deri në fund të kampionatit dhe ta kalosh në finish, se sa ta mbash dhe ta lëshosh vendin e parë

Laçi apo Vllaznia në finale të Kupës? Është data shumë vonë, jam i fokusuar totalisht te ndeshja e nesërme dhe nuk kam qejf të deklaroj gjëra të tjera“, përfundoi trajneri shkodran i ekipit bregdetar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!