Martini: Keqardhje për këtë humbje, e dija se Kallaku nuk do të shënonte

schedule19:19 - 22 Shkurt, 2020

schedule19:19 - 22 Shkurt, 2020

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pas humbjes 3-2 ndaj Skënderbeut. Të besuarit e tij, kishin mundësi të barazonin në sekondat e fundit me penalltinë e Kallakut, por nuk ia dolën.

“Bëmë mirë, kishim 2-3 mungesa, si dhe kishim disa lojtarë që sakrifikuan për të luajtur. Në tërësi, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë dhe e meritonim barazimin.

Gomes është një lojtar i mirë, e nxjerr ekipin përpara, kërkon dhe lojën në ajër. Hebaj nuk ka bërë një fazë stërvitje, ka 3-4 ditë që nuk ka qenë me ekipin. Janë situata që duhet t’i kalojmë. Shënuam 2 gola, si dhe fituam penallti, është për të ardhur keq që nuk morëm të paktën barazimin.

Të them të drejtën, ekipi bëri një ndeshje të mirë, duke parë parasysh mungesat që kishim. U dënuam shumë shpejt falë aftësive që ka Skënderbeu.

Normalisht, penalltia në fund, nuk jam ndjerë mirë, më duket se është me telepati, isha i trembur nga brenda që nuk do të shënonim dhe ashtu doli. Keqardhje, pasi kemi bërë dy ndeshje të mira, si me Tiranën, si sot kundër Skënderbeut, por nuk kemi marrë pikë. Sot duhen pikët.

Aleksi ka tre ditë me gjendje gripale, dje ishte më mirë dhe shpresuam të luante sot, por në mëngjes ka qenë me temperaturë 39 dhe nuk është e logjikshme të rrezikosh me një lojtar me temperaturë”, tha Martini./abcnews.al