Martini: Jemi nevrikë para portës, lamë dy pikë. Vila? Është i pezulluar

schedule19:10 - 25 Nëntor, 2020

schedule 19:10 - 25 Nëntor, 2020

Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Vllazninë në Durrës foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supesport dhe fillimisht tha: “Kemi humbur dy pikë. Po vuajmë në 30 metrat e fundit, nuk po shënojmë dot, edhe pse kemi pasur raste. Kundërshtarët po na mbrohen shumë, pasi e dinë forcën tonë. Vjet edhe na sulmonin. Nuk është justifikim, por duhet të shënojmë rastet tona. Finalizimi duhet përmirësuar”.

“Vila? Ka pasur një diçka, është çështje e klubit. Prandaj nuk ishte në ndeshje. Për momentin është pezulluar, të shohim në të ardhmen se çfarë do të vendoset”, tha Martini na vazhdim të intervistës së tij.

“Në krah luajtëm me Vilën dhe Bregun. Nuk ishim të qartë në finalizim dhe në pasin e fundit. Jemi shumë nervozë, e kemi golin me shumë nerva. Kjo na pengon, nuk jemi të qetë para portës. Duhet ta rregullojmë këtë pjesë. Ekipet do luajnë mbrapa. Të gjitha ndeshjet në shtëpi duhet t’i fitonim. Për mënyrën e lojës duhet të kishim marrë pikët. Shpresoj të finalizojmë dhe të jemi më të qartë në 30 minutat e fundit”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!