Teuta vijon ecurinë pozitive dhe këtë herë ka mposhtur skuadrën e Skënderbeut, duke rimarrë vendin e tretë. Europa sa vjen e afrohet edhe nga kampionati, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Edi Martini, analizoi gjithçka ndodhi në fushë si dhe foli edhe për tema të tjera.
Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai tha: “Ishte një ndeshje e sikletshme. Skënderbeu ka ekip të mirë dhe e kishim frikë. Djemtë dhanë maksimumin. Vrapova në mesfushë për Emilianon, pasi i ka vdekur i ati. Më mori në 12 të natës dhe më tha që nuk iu lë në baltë, do vij edhe do luaj. E falënderoj atë djalë”.
“E kontrolluam ndeshjen, por nuk ka kohë për lojëra të bukura. Pikët duhen. Futbolli është i pabesë dhe mund të dëmtohesh. Krijuam raste dhe e kontrolluam lojën. Nuk e lamë kundërshtarin të në afrohej dhe shënohem. Loja harrohet, rezultati mbetet. Sot nuk mund të flas për finalizimin. Të godasësh shtyllën është çështje fati. Fitorja i mbyll të gjitha dhe nuk kemi pse gjykojmë tani. Jam i kënaqur me dëshirën e djemve për të luajtur”.
“Me Skënderbeu u mundëm ndeshjen e parë dhe nuk na u dha një penallti në Korçë. Ndeshje të tilla duan karakter e burrni. Aleksi, Hoxha e Arapi shkojnë te arbitri. Është pjesë e karakterit dhe shpirtit të garës që kanë. Ata kanë eksperiencë dhe dinë kur duhet të shkojnë tek arbitri”.
“Në pjesën e parë kishim Avdylin dhe Aleksin. Kallakun e çuam djathtas. Ai kishte probleme dhe kërkoi zëvendësim. E dimë çfarë mund të bëjë. Luajti i sforcuar 20-25 minutat e fundit. Gjendja fizike? Përgatitësi atletik ka vlera të jashtëzakonshme. Kishim disa lojtarë që erdhën me vonesë. Punuam me dy seanca me këta lojtarë. Përkushtimin ia dedikoj përgatitësit atletik”. /abcnews.al