Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: I thashë Zotit mos e dëgjo Egbonë, fituam si ansambël

schedule22:23 - 2 Gusht, 2020

schedule 22:23 - 2 Gusht, 2020

Edi Martini, në krye të Teutës fitoi Kupën e Shqipërisë dhe gëzoi shumë. E donte atë trofe dhe ia doli, ndërkohë që pas ndeshjes kundër Tiranës foli në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Djemtë kanë bërë gjithçka, kanë sakrifikuar dhe na e shpërbleu Zoti ne dhe gjithë qytetit të Durrësit”, tha fillimisht Martini. “Kemi djem të rinj dhe duhet të flasim. T’u japim zemër. Ishte një fitore krejtësisht e merituar.

Kisha frikë dhe i thoja Zotit mos e dëgjo Egbonë. Më jepnin çunat kurajo kur unë dukesha pesimist, kur ishin ata, u jepja unë kurajo. Ishim një ansambël që ndihmuam njëri-tjetrin dhe arritëm në këtë pikë”.

“Nuk e njihja ekipin në fillim. Gjatë pandemisë u lidhëm më shumë, e kam thënë që nisëm ta shohim njëri-tjetrin në sy. Nga atëherë kam pasur besim absolut te skuadra”, shtoi trajneri i Teutës.

“Kallaku është larguar nga ekipi dhe lë shumë boshllëk. Duhet të bëjmë afrime cilësore, 3-4. Nëse ndodh, atëherë mund të konkurrojmë me skuadrat e tjera që po bëjnë afrime”, mbylli Martini, i cili ia dedikoi triumfin familjes së tij, qytetit të Durrësit dhe futbollistëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!