Martini: I dimë kapacitetet e Laçit, presim 2-3 afrime këtë muaj

schedule18:12 - 15 Janar, 2020

schedule 18:12 - 15 Janar, 2020

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas ndeshjes miqësore të luajtur sot kundër Skënderbeut, të cilën e humbi 1-4. Për mediet, numri një i stoli durrsak foli për ndeshjen në fjalë, rifillimin kampionatit dhe afrimet në merkato.

“Po normalisht, jemi në fundin e përgatitjeve, jemi futur në ciklin e kampionatit. Ngarkesa ka qenë më e madhe. Ndeshja sot më bëri të kuptoj se kemi disa mangësi, por mirë që ndodhi kjo, që të shohim mangësitë tona.

Sidoqoftë, jemi gati për javën tjetër. Rifillimi i kampionatit? Teutën do e shoh ndeshje pas ndeshje, me Laçin kemi një ndeshje shumë të fortë. I dimë kapacitetet tona, si dhe ato të Laçit. Do të bëjmë çmos që të fitojmë.

Patjetër që kemi nevojë për përforcime, po presim 2-3 pika për t’u përforcuar nga dita në ditë. Ardhja e tyre është pak vonë, gjithsesi do të na shërbejnë./abcnews.al