Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Humbje e pamerituar, pozicioni i Kallakut na penalizoi

schedule19:22 - 7 Qershor, 2020

schedule 19:22 - 7 Qershor, 2020

Teuta u mposht në Ballsh dhe trajneri Edi Martini, në “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Nuk duhet të humbnim këtë ndeshje. Duhej për pikët dhe moralin. Nuk e meritonim, kontrolluam lojën dhe kundërshtari nuk na rrezikoi. Mjaftoi një gabim në fund dhe e pësuam”.

“Aleksi dhe Çyrbja janë lojtarët tanë kryesorë. Humbëm energji me Kallakun prapa dhe nuk ishim të fortë në sulm. Djemtë e rinj luajtën mirë. Nuk shënuam dot dhe në fund humbëm”, tha Martini, i cili më pas u pyet edhe për mungesën e golave nga sulmuesit.

“Edhe Kallaku që u kthye prapa, prej Aleksit, na dëmtoi shumë në fazën sulmuese. E shtymë para në pjesën e dytë, por nuk funksionoi ashtu siç duhet. Morëm një humbje të pamerituar me Bylisin”, shtoi shkodrani.

“Loja vertikale mungon? Është e vërtetë, sidomos ndeshjen e sotme. Ne kemi vertikalizuar me Kallakun në sulm, duke e futur pas shpinës së sulmuesit. Mungesa e Çyrbjes na e vështirësoi. Gjithashtu ka edhe një filozofi loje të mëparshme. Këto lojtarë kemi, do luftojmë me ta. Dy mungesa janë shumë, zëvendësimet janë me pikatore. Nuk kemi pse justifikohemi, të shohim para dhe të realizojmë objektivat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!