Martini: Gjithçka merret me thonj, të mos e lëmë vallen në mes

schedule22:55 - 2 Korrik, 2020

schedule 22:55 - 2 Korrik, 2020

Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Kur u bë mbledhja, isha dakord të bëhet me një takim. Kjo për shkak të kalendarit. Do doja të mbaronte sot, pasi takimet e kampionatit janë afër. Me sfidat e kupës në mes është një stërmundim”.

“E kam parë Kukësin duke luajtur. Kemi disa ndeshje që kërkojmë të luajmë lart. Tani ëshët vështirë të luash lart, pasi duhet përgatitje fizike. Ja kemi dalë deri diku dhe ka raste jemi rrezikuar. Ndjej keqardhje që nuk shënuam. Do kishte qenë më e lehtë. Shpërdoruam disa raste të pastra. Para ndeshjes do thoja që e dua barazimin, por me gola”.

“Penalltia? Anësori e ka pasur shumë afër. Kryesori iu afrua penalltisë. Bashkëpunimi bëri që të mos e jepte. Brenda apo jashtë e vështirë të shihesh. Ne duhet ta fitonim ndeshjen”, shtoi trajneri shkodran i Teutës, i cili kërkon finalen e Kupës në ndeshjen e kthimit.

“Duam ta çojmë deri në fund Kupën. Vallen që e kemi nisur nuk kemi pse ta lëmë përgjysmë. Duam t’i shkojmë ën fund kupës dhe kampionatit. Duhet të mendojmë për ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun. Duhet edhe fat në këto lloj ndeshjesh. Grupi është i reduktuar. Kush stolin e fortë është i favorizuar. Që të shkosh në fund gjithçka duhet marrë me thonj. Më pëlqen sakrifica e ekipit në lojëra dhe stërvitje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!