Teuta dhe Vllaznia janë gati të zbresin në fushë për të tentuar fitimin e Superkupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje nis prej orës 19:00 dhe trajnerët Edi Martini dhe Thomas Brdaric kanë zgjedhur formacionet.
Ndryshime te Teuta, në qendër të mbrojtjes, sikurse te Vllaznia në çdo repart në krahasim me sezonin e shkuar.
Teuta: Qirko, Todorovksi, Ivanovic, Selmani, Jackson, Aleksi, Daja, Kallaku, Vila, Plaku, Gjorgjiev. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Gurisha, Adili, Diagne, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Heric, Kruja, Latifi, Gjurgjevikj. Trajner: Thomas Brdaric
Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Juxhin Xhaja