Trajneri i Teutës, Edi Martini, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 0-1 ndaj Laçit. Numri një i stolit durrsak tha se kundërshtari e meritonte fitoren dhe se ekipi i tij, do të nxjerrë mësime.
REZULTATI – “Patjetër, pas dy ndeshjeve, ndeshja me Laçin ishte detyrim fitorja. E dinim çfarë ekipi kishim përballë, një ekip simpatik. Jemi të zhgënjyer, por Laçi e meritoi fitoren”.
COULIBALI – “Normalisht, ishim përgatitur që Coulibali të ishte pjesë e formacionit. Edhe lojtarët që nuk ishin menduar për të luajtur, e nisën nga fillimi dhe u gjetën të papërgatitur. Normalisht, ky nuk është justifikim, por ne nxjerrim mësime, nxjerrim mësime”.
MERKATO – “Coulbali dhe Hebaj kanë ardhur sulmues. Gjithsesi, sot nuk ishin asnjëri. Të paktën Coulibali pritej në formacion, por ishte e pamundur që të federohej sot. Mendojmë se deri në fund të muajit, të kemi përmirësime dhe në reparte të tjera”.
NDËRPRERJE – “Do ishte mirë që të mos ndërpritej kampionati, pasi kishim moralin lart. Megjithatë, kjo gjë nuk është në dorën tonë dhe çfarë ka ikur, ka ikur, ne duhet të shohim përpara”.

