Shumë zhurmë rreth Barcelonës. Një ditë më parë u raportua në mediat spanjolle që katalanasit janë gati të ofrojnë Arturo Vidal, Nelson Semedo dhe 70 milion euro për Lautaro Martinez, ndërkohë që sot thuhet se objektivi numër 1 është Neymar. Këtë e thotë katalanasja “Sport”, që edhe ka hapur gazetën me këtë artikull.
Mes të tjerash bëhet një analizë mbi gjithë situatën. Barcelona e do brazilianin, pasi ka mbështetjen e Messit dhe gëzon respekt edhe nga lojtarët e tjerë. Jo vetëm që Neymar do të kishte impakt që tani, por do të ishte një lider edhe për të ardhmen.
Gjithsesi pranohet se operacioni është mjaft i vështirë, edhe prej faktit që marrëdhëniet me PSG nuk janë të mira, ndërkohë që nga ana tjetër me sulmuesin ka një gjyq të mëparshëm dhe kërkesat e tij financiare janë goxha të larta.
Neymar me francezët së fundmi ka pasur probleme, për shkak se nuk e aktivizuan më herët pas dëmtimit. Për të Barcelona duhet të paguajë 170 milion euro, kurse presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, është i fiksuar për të mos lëshuar dy yjet e skuadrës së tij, Neymar dhe Mbappe. /abcnews.al