Agjenti i Lautaro Martinez, Beto Yaque, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të klientit të tij nga Milano. Muajt e fundit është folur shumë për një interesim të Barcelonës për sulmuesin, ku atje do ta priste bashkëkombasi i tij Leo Messi.
”Lautaro është i fokusuar tek Interi dhe është shumë i lumtur që çdo gjë po shkon mirë. Është një nder për ne që Barcelona është e interesuar për shërbimet e tij”, tregon agjenti për “Mundo Deportivon”.
”Klienti im ka një marëdhënie të shkëlqyer me Messin, por tashmë objektivi i tij është suksesi me Interin”, mbyll Yaque. Këtë sezon Martinez numëron 31 paraqitje me fanellën zikaltër, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 4 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al