“Martin Camaj kishte ndërtuar shtëpinë në Gjermani si në rininë e vetë në Dukagjin”, Ismajli kujton takimin e parë

schedule11:14 - 24 Tetor, 2023

schedule 11:14 - 24 Tetor, 2023

Gjuhëtari, Rexhep Ismajli ka rrëfyer takimin e parë albanologun dhe shkrimtarin e njohur, Martin Camaj. Gjatë intervistës për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka kujtuar momentin kur shkoi në Gjermani, në shtëpinë e Camajt, i cili ishte përpjekur ta rindërtonte me mjediset si në Dukagjin.

Ismajli ka treguar se ajo ç’ka i bashkoi ishte gjuhësia dhe një studim që Camaj kishte bërë për të folmen arbëreshe.

Takimin e parë me Camajn e kemi pasur në Mynih, në universitet dhe pastaj shkuam në shtëpinë e tij në mal. Unë atëherë merresha më shumë me gjuhësi të përgjithshme, me gjuhësi funksionale, isha me kontakte me Martinen në Paris dhe Camaj pak përpara patë botuar një të folme arbëreshe, ku përpiqej të bënte një përshkrim të ngjashëm me një përshkrim që kishte bërë Martine për një të folme në Francë dhe pastaj kishte ai kureshtje për këtë. Domethënë kemi pasur kontakte në nivel ekzkluziv të studimeve gjuhësore.

Në Gjermani, në një fshat malor afër Mynihut në Bavari, kishte bërë një shtëpi, në të cilën kishte mjediset, që përpiqej të rindërtonte si i ka parë ai në rininë e vetë në Dukagjin. Gjuha e veprës së Camajt, është shqipe e zakonshme, gegënishtja që kam përdorur dhe unë derisa kam bërë universitetin. Edhe unë atë gjuhë letrare kam përdorur, brezi im, edhe të tjerët. Camaj ka pasur një specifik me përdorimin e shqipes letrare, gegënishtes në Prishtinë, sepse Camaj kishte një ndikim të shkollës së Jezuitëve të Mjedës”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!