“Martin Berishaj lidhje me qeverinë”, Duriqi: Një prej financuesve të Vetëvendosjes, me para të dyshimta

schedule16:20 - 30 Mars, 2024

schedule 16:20 - 30 Mars, 2024

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimet për një aferë financiare me një kompani energjetike serbe. Berishaj cilësohet si një mik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, gazetari Visar Duriqi ka pohuar se Berishaj kishte lidhje me qeverinë, pasi ishte dhe një prej financues i Vetëvendosjes.

Ai ka theksuar se Berishaj nuk kishte asnjë aktivitet apo biznes konkret, por para të dyshimta.

“Arsyeja pse pushteti e mbron Martin Berishën është se është njëri i fuqishëm financiarisht dhe me lidhje të tjera, edhe dyshimet tashmë kanë qene, prandaj po presim që t’i konfirmojë dhe prokuroria. Është një prej financuesve të fuqishëm të VetëVendosjes. Albin Kurti dhe partia e tij nuk e duan Martin Berishajn sepse është profesor dhe një doktor i pasur me para të dyshimta.

Ne kemi pasur shansin për të publikuar komplet transaksionet e xhirollogarive të tija, ato biznesoret që ka pasur në Mal të Zi dhe Berishaj ka qenë person siç është thënë në transaksione, konsulent i degës sllovene Gen në Beograd për shkak se duhet të rregjistrohet dhe në Kosovë nëse do që të shesi energji brenda Kosovës, por ka degë dhe në Beograd, edhe për çudi Martin Berishaj nuk ka qene konsulent Gen në Kosovë, por në Beograd. Konsulencat e tij kanë qenë mjaft të shtrenjta, prej 50 mijë deri në 60 mijë euro ka qene pagesa mujore për zotin Berishaj si konsulent, i cili nuk ka ndonjë shkollim për energjinë”, u shpreh Duriqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!