Martesat brenda gjinisë, jo ligjore/ Juristët: Ligji dhe kodi i familjes nuk i lejojnë

schedule15:17 - 21 Maj, 2024

schedule 15:17 - 21 Maj, 2024

Për herë të parë në Shqipëri, dy gra të komunitetit LGBTI zhvilluan një ceremoni martesore në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Një veprim i tillë hapi një diskutim të gjërë publik, pasi ceremonia e tyre ishte e njjtë meatë mes një burri dhe një gruaje. Por përpara ligjit shqiptar kjo martesë është inekzistente pasi nuk lejohet.

“Për martesën me të njejtën gjini nuk kemi një ligj dhe në kodin e familjes nuk e kemi të sanksionuar në asnjë nen. Ligjërisht ajo martesë nuk ka asnjë kuptim, është një veprim që nuk mund të regjistrohet në asnjë gjendje civile. Është thjeshtë vullneti i dy vajzave që kanë një orjentim seksual.”

Në vitin 2009 nga ish kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, pati një tentativë për të lejuar ligjërisht martesën mes personave të së njejtës gjini. Por çfarë ndodhi me këtë tentativë?

“Në vitin 1995 Shqipëria hoqi dënimin me ligj të marrëdhënieve homoseksuale. Në vitin 2009 ka pasur një diskutim nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha i cili tha se e mirëpriste këtë gjë. Por faktikisht në 2010 u miratua ligji për diskriminimin gjinor, por nuk shkoi në krahun e martesave mes të njejtës gjiini. Kjo domethënë që nga viti 2010, deri sot ne nuk e kemi me ligj.”

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj kryen  një ceremoni simbolike per ti dhene nje emer historise se dashurisë mes tyre prej 14 vjetesh. Por pavaresisht fustanit te bardhe e vellos, te ftuarve ne tarracen e bashkise dhe pastorit te ardhur nga Anglia, lidhja mes dy grave mbetet aty. Ato kanë dërguar në datën 17 maj një kërkesë në gjendjen civile te Tiranes për të ligjëruar ne martesë lidhjen e tyre, por miratimi siguritsht nuk  do te vije, per sa kohe legjislacioni shqiptar nuk lejon martesen mes personave te se njejtes gjini./abcnews.al

LEXO EDHE: “Dasma e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!