Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Marta Kos foli qartë”/ Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

schedule09:37 - 16 Qershor, 2026

schedule 09:37 - 16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin dhe Zvërnecin.

Në një reagim publik, Rama thekson se të gjitha procedurat janë të dokumentuara dhe i janë bërë të njohura institucioneve evropiane, ndërsa i referohet edhe deklarimeve të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila ka folur për respektimin e standardeve dhe procesin në zhvillim.

“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama në Facebook bashkangjitur deklaratën e Kos.



Kjo e fundit deklaroi të hënën se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane.

“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë një konference për shtyp.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!