Marrëveshjet për unifikimin doganor nuk zbatohen në Morinë

schedule17:01 - 3 Janar, 2019

schedule 17:01 - 3 Janar, 2019

Çdo ditë në pikën kufitare të Morinës udhëtarët përballen me fluks automjetesh. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive për bashkimin doganor  ende nuk janë zbatuar. Qytetarët ankohen se kontrollohen njëkohësisht nga policia shqiptare dhe nga policia e Kosovës.

Unifikimi doganor në Morinë nuk po funksionon. Të gjitha marrëveshjet ekzistojnë vetëm në letër. Qytetarët kontrollohen edhe nga Policia Kufitare e Shqipërisëe dhe nga Policia e Kosovës. Situatën udhëtarët e konsiderojnë të papranueshme.

“Unë po pres sepse jam një qytetar që kaloj sepse punoj në Kosovë, por nuk e di se pse doganat janë bashku, por unë e di që edhe Shqipëri e Kosova kanë dogana. Na kontrollojnë në të dyja anët”.

“Zoti e di. Ai thotë s’ka kufinj, këtu ka duplla kufinj”.

“Sikur me qenë në doganë serbe”.

Me radhët kilometrike janë mësuar, madje nuk prisnin ndryshime as për Vitin e Ri.  Tetë sportele janë në punë, por vargu i automjeteve ka shkuar deri në thellësi të territorit të Shqipërisë.  E njëjta situatë përjetohet këtu çdo ditë. Në të dy anët e kufirit ka rritje të numrit të lëvizjeve. Disa qytete të Kosovës tashmë shihen si mundësi për kryerjen e shumë shërbimeve dhe nevojave  ditore nga banorët e Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!