Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë reagim zyrtar duke iu përgjigjur kritikave të Donald Trump për marrëveshjen e saj për Ishujt Chagos.
“Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëjë kurrë kompromis për sigurinë tonë kombëtare. Ne vepruam sepse baza në Diego Garcia ishte nën kërcënim pasi vendimet e gjykatës minuan pozicionin tonë.”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Gjithashtu theksohet se marrëveshja “siguron operacionet e bazës së përbashkët SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia për breza me radhë”.
“Është mirëpritur publikisht nga SHBA-të, Australia dhe të gjithë aleatët e tjerë të Five Eyes, si dhe nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.”, thuhet më tej në deklaratë.
Nga ana e tij Trump tha se plani i Britanisë për t’i rikthyer sovranitetin e Ishujve Chagos Mauritiusit ishte një “akt dobësie absolute”.
/abcnews.al/


