Ambasadorja e SHBA Yuri Kim deklaroi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA për gazin e lëngshëm natyrore është një gur themeli në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. SHAB e kanë mbështetur rolin unik të Shqipërisë. Një Europë e sigurt me burimet e saj energjitike është një partnere më e fortë. Marrëveshja e sotme hedh themelet për t’i dhënë fund varësisë prej termocentraleve që funksionojnë me qymyrgur.
Rritja e lidhje ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA është një gur themeli. Më 15 Mars do të festojmë 30 vite që prej vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe nuk kishte një ngjarje më të përshtatshme se kjo për të festuar këtë ditë. Përgëzime jemi shumë krenarë për atë që keni arritur dhe shpresoj fort ta çoni deri në fund”, tha Yuri Kim.