Marrëveshja për emigrantët/ Rama në Romë: Askush nuk duhet të habitet, për ne është privilegj të konsiderohemi si miku special i Italisë

schedule14:22 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 14:22 - 16 Dhjetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka folur në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023, për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Ai ka deklaruar se askush nuk duhet të habitet, pasi për Shqipërinë është gjithmonë nder të jap një dorë dhe privilegj të konsiderohehet si miku special i Italisë.

“Nuk ka rëndësi sa dakord biem, po sa të aftë jemi. Më duket se është bërë një zhurmë për këtë marrëveshje, e cila sipas meje është tejet e natyrshme midis dy vendeve me emra të ndryshëm dhe unë i shoh përtej në anën tjetër dhe po ashtu qeveria na ka dëshmuar këtë moment pas një kohe të gjatë. Pastaj askush nuk duhet të habitet kur ne bëjmë marrëveshje, sepse për ne është gjithmonë nder të japim një dorë dhe privilegj të konsiderohemi si miku special i Italisë. Mendoj që duhet të bëjmë gjithçka për të qene vendi si motër i Italisë”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al