Analisti Mentor Nazarko, ka qenë i ftuar në Edicionin Qendror në ABC News, ku ka folur për marrëveshjen e ditës së djeshme në Ohër, mes Serbisë dhe Kosovë, një marrëveshje që në fakt sërish nuk pati firma.
Nazarko tha se Vuçiç nuk mund të firmoste me Kurtin, sepse kjo do të thoshte njohje e shtetit të Kosovës dhe kështu do të dilte kundër kushtetutës së Serbisë.
“Kush ka përfytyrime minimale për të drejtën ndërkombëtare, kupton pse nuk ka firma. Vuçiç bëri të qartë se nëse hidhte firmën me Kurtin, nënkuptonte në fund pranonte shtetit e Kosovës.
Duke parë kushtetutën e Serbisë, ai do të shkelte atë nëse do të firmoste. Në fund presidenti serb tha se ka rënë dakord për këtë marrëveshje dhe aneksin.
Pika që ka krijuar më shumë kontestim, sa i takon Kosovës, çështja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
E firmos apo jo Serbia ajo nuk ka me fuqi ta pengojë anëtarësimin e saj.
Vuçiç ka kërkuar që të mos i kërkojnë diçka, që e vendos kundër kushtetutës dhe për diçka që ai nuk ka fuqi ta bëjë.
Bëhet fjalë për hyrjen në Këshillin e Evropës, Interpol, e Unesco, ta cilat Serbia nuk mund të pengojë.
Në kushtet kur Serbisë i kërkohen brenda një viti dy koncesione të mëdha, njëra që ka të bëjë me marrëveshjen e Kosovës dhe e dyta t’i vendosi sanksione Rusisë.
Vuçiç është lutur që të mos ia kërkojnë që koncesionin për Kosovën, ta bëjë të plotë. Perëndimi ia bëri këtë koncesion Serbisë, dhe kështu nga pak ia ka bërë edhe Kosovës”, u shpreh Nazarko.
Nazarko u shpreh se me anë të kësaj marrëveshje, Kosova po ashtu ka arritur që në lidhje me asocioanin në tekstin e marrëveshjes mos të jetë termi vetëqeverisje, por vetëmenaxhim, por sipas tij, ajo që është më e rëndësishme për Kosovës në këtë marrëveshje është pranimi ndërkombëtar.
“Së pari kjo marrëveshje rikonfirmon marrëveshet e mëparshme, ku përfshihet edhe Asociacioni, për kompetacat e të cilit palët do të negociojnë.
Kosova ka arritur që në tekstin e marrëveshjes mos të jetë tërmi vetëqeverisës, por vetëmenaxhim.
Kosova ka arritur pranimin ndërkombëtar, kjo është risia në lidhje me marrëveshjet e tjera dhe përfitimi numër një.
Nëpërmjet këtij përfitimi Kosova del nga një gjendje izolimi që është tani”, ka shtuar ai.r.t/abcnews.al